Instituti për Bashkitë në bashkëpunim me Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjensinë për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore dhe Fondacionin Hanns Saidel, organizuan forumin me pjesëmarrjen e kryetarit të Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi dhe aktorëve të tjerë të pushtetit vendor.
Ky forum theksoi rëndësinë e lidershipit lokal, duke ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të zgjedhur në bashki, në mënyrë që ata të jenë të pajisur me njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të udhëhequr në mënyrë të suksesshme dhe të qëndrueshme.
Prej vitit 2027, Shqipëria do të jetë pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian.