Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ nën drejtimin e bashkëkryetarëve Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve & Kryetar i Qarkut Tiranë, u diskutuan një sërë projektaktesh që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore.
Ndër temat kryesore të axhendës përfshihen:
• Ndryshime në vendimin për koordinimin e procesit të integrimit evropian ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive vendore
• Zbatimi i Vendimit nr.1/2024 për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Rajoneve (RoC)
• Hartimi i rregullores së brendshme të Këshillit Konsultativ dhe krijimi i Komisioneve Ad Hoc
• Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025-2030 dhe plani i veprimit
• Rregullat për zhvillimin e zonave aeroportuale
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të autonomisë vendore dhe integrimit evropian të Shqipërisë, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të mirëkoordinuar për zhvillimin e politikave vendore dhe kombëtare.