Drejtues dhe ekspertë të Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë ishin pjesë e tryezes pë Akademinë e Qeverisjes Vendore drejtuar nga Ministri Mazniku.
Në mbledhjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës u vendos për themelet e krijimit të kësaj strukture dhe objektivat e saj.
Akademia synon të trajnojë rreth 26,097 punonjës të pushtetit vendor në tre vitet e para dhe pothuajse të gjithë punonjësit në 4 vite.
Akademia e Pushtetit Vendor është struktura që do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve të NjVV-ve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e përgatitjes për integrimin evropian të vendit.