Shoqata e Qarqeve të Shqipërisë së bashku me aktorë të qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe përfaqësuesit e Ambasadës të Zvicrës mori pjesë në takimin e organizuar nga Projekti Bashki të Forta (BtF).
Gjatë mbledhjes, në vijim të kerkesës së ShKQSh, u mor vendimi për miratimin e anëtarsisë së Shoqatës me të drejtën e votës.
Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Development & Cooperation) i zbatuar nga Helvetas ka si synim kryesor që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga përmirësimi i qeverisjes dhe i shërbimeve në nivel vendor sipas standardeve të miratuara për një sistem të qëndrueshëm në vend.