Takimi i tretë rajonal zhvilluar në Qarkun Tiranë me drejtues të këshillave vendore nga Qarku Dibër, Durrës dhe Tiranë për strategjinë e decentralizimit ku pati ide dhe propozime me fokus një rol më aktiv të këshilltarëve bashkiak në raport me komunitetet.
Kryetari i Qarkut Tirane z. Aldrin Dalipi sëbashku me drejtuesit e qarqeve Dibër znj. Valentina Haliti dhe Durrës z. Alfred Mullaraj falenderuan të gjithë aktorët lokal dhe rajonal për angazhimin e tyre serioz në këtë proces të rëndësishëm.
Një vlerësim i vecantë për mbështetësit e kesaj iniciative partnerët zviceranë të programit “Bashki të Forta” të financuar nga Qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga Helvetas.
Takimi rajonal i radhës në kuadër të kësaj nisme planifikohet të zhvillohet në Elbasan me pjesëmarrjen e këshilltarëve vendorë të Qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat.