Takimi i pare u zhvillua në Qarkun e Lezhës me pjesëmarrjen e Këshilltarëve Vendorë të qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Kreu i Këshillit të Qarkut Lezhë z. Agron Ivanaj mikpriti takimin dhe u shpreh se sot fillon zyrtarisht faza e dytë e reformës së decentralizimit. Ne besojmë te decentralizimi dhe forcimi i demokracisë lokale ndaj do punojmë së bashku në këtë drejtim.
“I jemi bashkuar përpjekjes për forcimin e rolit të këshillave bashkiak në territor. Procesi i decentralizimit është i rëndësishëm për ne. Ndaj jemi sot këtu me përfaqësuesit e Shkodrës për të vazhduar këtë proces të nisur nga qeveria shqiptare” u shpreh në fjalën e tij Kryetari i Këshillit te Qarkut Shkodër z. Hilmi Lakti.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z. Abdulla Domi ritheksoi bashkimin ndaj përpjekjes për forcimin e rolit të këshillave bashkiak në territor.” Procesi i decentralizimit është jetik për qeverisjen vendore. Ndaj jemi sot këtu me përfaqësuesit e Lezhës dhe Shkodrës për të vazhduar përpjekjet tona për këshillat bashkiak në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve” u shpreh ai.
Në kuadër të hartimit të dokumentit të Strategjisë për Decentralizim dhe Vetëqeverisje Vendore 2023-2030, Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë si pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për fuqizimin e këshillave vendore, si dhe me mbështetjen e programit “Bashki te Forta” të financuar nga Qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga Helvetas, ka nisur një seri takimesh pune me Këshilltarë vendorë në të gjithë vendin.
“Falënderojmë shumë Qeverinë Zvicerane që përmes Helvetas na mbështet në këtë proces shumë të rëndësishëm. Jemi të lumtur që ka një vullnet nga Qeveria Shqiptare për të punuar se bashku e për të patur përvojat, idetë, mendimet e drejtuesve të qarqeve tona” tha znj. Valbona Kakaraçi nga projekti “Bashki të forta”.
ShKQSh ka hartuar në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV) ne koordinim me Agjencinë për Mbëashtetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) një pyetësor për të ndihmuar marrjen e mendimeve nga NjVQV-te.
Tre takimet rajonale të radhës në kuadër të kësaj nisme planifikohen të zhvillohen përgjatë muajit korrik, në Fier (me pjesëmarrjen e këshilltarëve vendore të bashkive nga Qarqet Vlorë, Fier dhe Gjirokastër), në Tirane ose Durrës (me pjesëmarrjen e këshilltarëve vendore të bashkive nga Qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër) dhe në Elbasan (me pjesëmarrjen e këshilltarëve vendorë të bashkive nga Qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat).