Shoqata e Qarqeve si anëtare e grupit të punës të decentralizimit mori pjesë sot në mbledhjen e Grupit Tematik të Decentralizimit qe u zhvillua nën drejtimin e Znj.Romina Kuko, Zv.Ministre e Ministrisë së Brendshme, me pjesëmarrjen e partnereve vendas e ndërkombëtarë.
Mbi strategjinë e decentralizimit, historikun dhe reformat në këtë drejtim, foli Drejtori i Përgjithshëm i AMVV-së Z.Enea Hoti.
Shoqata përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive Znj.Matilda Hamzllari i qëndron vullnetit për të kontribuar në procesin e konsultimit dhe hartimit të dokumentit te ri të strategjisë të decentralizimit në mënyrë aktive, për shkak të eksperiencës veçanërisht me forcimin e rolit të Keshillave Vendorë dhe procesin e decentralizimit fiskal.