Orari: E Hënë - E Premte 8:00 - 16:00
Orari: E Hënë - E Premte 8:00 - 16:00

Përfaqësojmë interesat e këshillave të qarqeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Organizojmë programe trajnimi për administratat rajonale dhe vendase.
Ofrrojmë asistencë teknike për politikat e zhvillimit dhe planifikimit territorial.
Fuqizojmë bashkëpunimet rajonale dhe menaxhojmë projekte me ndikim afatgjatë.

Kontrolloni së shpejti për përditësime nga Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë.

Promovimi i kohezionit dhe zhvillimit rajonalIniciativa dhe projekte që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm territorial dhe bashkëpunimin ndër-rajonal.
12 gusht 2025 • 10:00 - 12:30
Përfunduar
Tirana

Trajnime dhe seminare për kapacitete institucionaleOrganizim i aktiviteteve që synojnë rritjen e kapaciteteve të këshillave të qarqeve dhe forcimin e qeveris...
18 qershor 2025 • 09:00 - 09:00
Përfunduar
Tirana

1. Mbledhje dhe koordinime rajonale • Organizimi i mbledhjeve të Komitetit Ekzekutiv të Eurorajonit Adriatiko-Jonian për bashkëpunim ndër-rajonal dhe shkëmbi...
08 prill 2025 • 11:00 - 13:30
Përfunduar
Tirana
Aldrin Dalipi ka një karrierë të pasur në qeverisjen vendore dhe atë qendrore. Që prej vitit 2015 është Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë tashmë në mandatin e tretë, ndërsa për 6 vite prej 2013 – 2019 ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës!
Ai ka drejtuar grupin e PS dhe opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë në vitet 2011-2013! Në nivelin e qeverisjes qendrore Aldrin Dalipi ka shërbyer si Zëdhënës i Qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit në vitet 2002-2005 ndërsa më parë ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 2000-2002.
Z.Dalipi gjatë karrierës së tij, në fund të vitit 2005 deri në fillim të 2007 ka drejtuar dhe media të njohura si TV "News24" dhe Agjencinë e lajmeve "Balkanweb", ndërsa në media ka nisur punën në Radio Televizionin Shqiptar si gazetar i çështjeve politike në vitin 1999.
Aktualisht shërben gjithashtu si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në angazhimet në nivel organizatash europiane, z.Dalipi mban detyrën e Zv.President i Eurorajonit Adriatiko Jonian. Ka përfunduar studimet në fushën e Menaxhimit të Arteve dhe të Drejtësisë.



Kryetar i Shoqatës
Jemi në dispozicion për koordinim, informacion dhe mbështetje ndaj këshillave të qarqeve në të gjithë Shqipërinë.
Sheshi "Mustafa Qemal Ataturk". Tiranë, Shqipëri
E hënë - E premte: 08:00 - 16:00
Këshilla të qarqeve
anëtare
Projekte strategjike
në zbatim
Partneritete
ndërkombëtare
Kërkoni takim ose konsultim
Ekipi ynë është gati të ofrojë asistencë për projektet rajonale, konsultimet publike dhe çështjet institucionale.